Ja çfarë ndodh me trupin tuaj pasi mbushni 30 vjeç

Smiling friends relaxing at beach

Mosha është thjesht një numër. Askush nuk duhet të lejojë që viti arbitrar i lindjes të ndikojë në përkufizimin e vetvetes, por sidoqoftë shkenca thotë se ndërsa plakeni, trupi juaj ndryshon. Këto janë vetëm disa nga gjërat që ju ndodhin kur sapo mbushni të tridhjetat.

Ngadalësohet metabolizmi

Advertisement

A keni menduar ndonjëherë se si adoleshent ju mund të hanit tre pjata në një vakt pa shtuar asnjë kilogram? Epo sipas Këshillit Amerikan të Ushtrimeve metabolizmi juaj do të bjerë me 1% deri në 2% për çdo dekadë.

Kur mbushni 30 vjeç, trupi juaj prodhon më pak hormone, muskujt do të dobësohen dhe ju do të fitoni më lehtë peshë. Fitimi i peshës së tepërt në të tridhjetat i detyrohet edhe profesioneve sedentare, pra që shmangin lëvizjet. Kjo bën që të digjen më pak kalori. Këshilli Amerikan i Ushtrimeve thotë se numri i kalorive që njerëzit djegin në ditë bie me 150 çdo dekadë.

Kjo ndoshta nuk duket ndonjë shifër shqetësuese, por gjithsesi përkthehet në 1,5 kilogramë. Duke ngrënë në të njëjtën mënyrë si në moshën 20 vjeçare ashtu edhe në atë 30 vjeçare, ju do të fitoni 0,45 kilogramë çdo 23 ditë ose 7,2 kilogramë në vit. Aspekte të tjera të stilit të jetesës ndikojnë në rritjen e stresit i cili çliron hormone që stimulojnë shtimin në peshë.

Ulet dëshira seksuale te meshkujt, rritet te femrat

Mosha tridhjetë vjeçare mund të zvogëlojë dëshirën për seks te meshkujt për shkak të uljes së nivelit të testosteronit. Në fakt, kjo ndodh më shumë për shkak të stresit se sa të moshës. Sipas Livestrong, niveli i libidos te meshkujt bie me 1% çdo vit.

Por, ndryshe ndodh me femrat ku dëshira për seks rritet. Sipas një studimi të Universitetit të Teksasit, femrat nga mosha 27 në 45 vjeç janë më të predispozuara për të kryer marrëdhënie seksuale se sa 20-vjeçaret.

Ulet fertiliteti

Pjelloria te femrat fillon të bjerë rreth moshës 30 vjeçare, ndërsa në moshën 35 vjeçare fillon të bjerë akoma më shpejt. E njëjta gjë ndodh edhe për meshkujt, spermatozoidët e të cilëve ulin vazhdimisht lëvizshmërinë nga mosha 20 deri në 80 vjeç, duke e bërë më të vështirë për një çift që të ketë fëmijë.

Jo gjithçka është negative, ju mund të jeni më të lumtur

Në moshën 30 vjeçare personaliteti ynë është më i qendrueshëm dhe njerëzit janë më të qetë me veten e tyre. Truri i vogël vazhdon të zhvillohet në të njëzetat, ndaj njerëzit janë shumë më të qetë lidhur me njohjen e vetvetes në të tridhjetat.