Tashmë u bënë disa javë që ka startuar emisioni “Dua të të bëj të lumtur”, nga ku kemi ndjekur shumë histori të dhimbshme, por edhe surpriza të bukura.
Mesa duket kështu do të jetë dhe një nga historitë e kësaj të shtune, pasi moderatorja, Arbana Osmani nëpërmjet një postimi në Instagram ka zbuluar që do të jetë i ftuar reperi, Ledri Vula. Krah fotos me Ledrin ajo shkruan: Miku im i vjetër erdhi të na vizitojë. Nesër tek “Dua të të bëj të lumtur”.
Nga ana tjetër është publikuar dhe promo e puntatës së nesërme, ku Ledri shihet me lot në sy, pasi tregon që këngën “Beautiful” ja ka dedikuar vajzës së kreatores Xheraldina Rexhepit.