Blero merr një dhuratë të veçantë nga futbollisti i Arsenalit (Foto)

U bë kohë që Bleron nuk e shohim më me këngë të reja, megjithatë ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas here poston foto nga momente të ndryshme të përditshmërisë së tij.

Në postimin e fundit, këngëtari na ka treguar një dhuratë që mesa duket e ka lumturuar së tepërmi. Miku i tij dhe njëkohësisht futbollisti, Shkodran Mustafi, i ka dhuruar fanellën e Arsenalit që lojtari mban në ekip.

Advertisement

“Vëlla faleminderit për dhuratën shumë”,- shkruan Blero në postimin e tij në Insta.