Familja e vogël Liço, ditën e djeshme ka pasur një festë të veçantë…
Ledion Liço dhe Sara Hoxha kanë festuar ditëlindjen e qenushit të tyre Jobs, të cilin e konsiderojnë si fëmijën e tyre. Në foton e publikuar nga Ledioni shohim atë, Jobsin edhe vogëlushin London Noor, duke fikur qiriun e 7-vjetorit të qenushit.
“Gëzuar ditëlindjen fëmijës tonë me flokë, foto është bërë me kujdes nga mami e acaruar Sara Hoxha”,-përfundon Liço në rrjete sociale.
Sara dhe Ledioni e kanë treguar gjithnjë dashurinë e tyre për kafshët e sidomos për labradorin e tyre Jobs.