Koncerte si kurrë më parë! Mësoni se kur do të vijnë në Tiranë këto emra të njour botërorë

Nëse nuk keni i bërë ende planet për pushimet verore dhe nuk keni buxhet të mjaftueshëm për të lëvizur jashtë kryeqytetit, mund të qëndroni, pasi Tirana ka shumë për t’ju ofruar këtë verë.

Revista Anabel njofton se këtë verë do të bëhet nami me koncerte në Tiranë, ku do të vijnë disa nga artistët më në emër në botë.

Advertisement

Duke nisur me tanët, Ermal Meta pritet të vijë në Tiranë në fund të majit, fill pas performancës (me shumë shpresë fitimtare) në Eurovision.

Rita Ora gjithashtu do të kthehet në Tiranë pas gjashtë vitesh mungesë. Koncerti i saj, i organizuar nga Bashkia, do të jetë falas në Sheshin Skënderbej më 3 qershor.

Më 27 korrik, këngë si “Danza Kuduro,” “Despacito,” “Gasolina,” “Limbo,” etj. do të ndezin shqiptarët. Daddy Yankee vjen në Tiranë për pak muaj dhe është një event që s’mund të anashkalohet. Biletat do të shiten që prej 1 majit.

Martin Garrix me shumë mundësi, do të vizitojë së pari Prishtinën, në festivalin tre ditor “Sunny Hill”, bashkë me Dua Lipën dhe Albert Stanaj. Më 18 gusht, DJ botëror do të performojë në Tiranë për të mbyllur verën siç i ka hije.

Dhe… ëmbëlsira për në fund. Enrique Iglesias pritet të vijë në Tiranë në gusht!

Pra Tirana këtë verë do të jetë si kurrë më parë, kështu që mos bëni gabim të largoheni pë asnjë arsye.