Ledion Liço prezanton prej 8 vitesh “The Voice of Albania” dhe “The Voice Kids”, por ai ka deklaruar që nuk do të prezantojë më këtë talent show.

Në faqen e tij në Instagram, ai habiti ndjekësit duke shkruar se nuk do ishte më prezantues i edicioneve të tjera.

Advertisement

“Nuk do të prezantoj më The Voice dhe veçanërisht The Voice Kids”,- ka thënë Ledioni.

 Arsyeja kishte qenë më e thjeshtë nga sa e kishim menduar ne: emocionet e forta që përcjell kjo garë mes fëmijëve.

“Unë kam 8 vjet që drejtoj The Voice, por nuk do ta bëj më. Nuk do të drejtoj më The Voice, sidomos The Voice Kids, sepse është program sfilitës deri në fund. Nuk mbaj dot më, u bëra me zemër…”, u shpreh ai.

Epo ka shumë të drejtë… tani ka nisur që t’i shohë gjërat ndryshe me ardhjen në jetë të Londonit.