Qenka diçka normale…

Aktorja e hollywood-it, Gwyneth Paltrow i uroi ditëlindjen ish-bashkëshortit të saj përmes disa fjalëve shumë të ngrohta. Vokalisti i grupit Coldplay, Chris Martin mbushi 41 vjeç ditën e djeshme dhe Gwyneth postoi këtë foto në Instagram, përkrah shkrimit: “Gëzuar ditëlindjen vëllai im. Faleminderit që më ke dhënë këta të dy.”

Advertisement

Happy birthday my brother. Thank you for giving me these two. ?

A post shared by Gwyneth Paltrow (@gwynethpaltrow) on

 Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Paltrow është shprehur se Martin është si pjesë e familjes dhe si një vëlla për të. Pas divorcit, marrëdhënia e tyre ka qenë mjaft e shëndetshme dhe e mirëkuptueshme. Gjithsesi e vështirë të konceptosh dikë me të cilin ke fëmijë apo ke pasur një marrëdhënie, si “vëlla”.