Ledion Liço flet hapur: Renisin dhe Sandrin, nuk i doja si pjesë e jurisë të The Voice

“The Voice Kids” përfundoi javën e kaluar në drejtimin e moderatorit të njohur Ledion Liço, por mbrëmjen e djeshme organizatorët janë mbledhur në një epilog ku kanë rrëfyer prapaskenat dhe ndodhitë e këtij edicioni. 

Moderatori Ledion Liço shprehet se pjesa më e vështirë e spektaklit ishte përzgjedhja e trajnerëve. Madje, Liço pranoi se sapo iu propozua idea e karriges dyshe mes Renisit dhe Aleksandër Gjokës menjeherë kundërshtoi.

Advertisement

“Aleksandri dhe Renisi, ta themi, nuk ka qenë zgjedhja jonë e parë. Propozimin për ta e bëri drejtori ynë artistik Alban Male. Sapo Albani ma propozoi, unë thashë menjëherë “Jo” sepse Sandër Gjoka nuk ka bërë asnjëherë television, kështu që ishte e kuptueshme Në këtë pozicion duhet të ishte një njeri që di të bëjë televizion. Renisi ishte më afër, por gjithsesi jashtë këtij raporti” – u shpreh Ledioni.

Edhe përse idea nuk i pëlqente, u ra dakort që Albani të zhvillonte një takim me Renisin dhe Aleksandrin.