Sonte është nata e parë e Festivalit Europian të Këngës, i cili këtë vit zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.

Shqipëria këtë vit do të përfaqësohet nga këngëtari Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, i cili pritet të këndojë i treti në mbrëmjen gjysëm-finale të këtij kompeticioni. Gjatë perfomancës së tij në skenë Genti do të shoqërohet nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Advertisement

Mbrëmjen e sotme pritet të konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

Krahas Gentit këtë mbrëmje do të këndojë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron. Ndërkohë një tjetër shqiptar pritet të performojë në natën e dytë gjysëm-finale, bëhet fjalë për Ermal Metën, i cili vjen si përfaqësues i Italisë me këngën “Non mi avete fatto niente”.