Aktori Gent Hazizi la në mes garën e Dancing with the Stars pas votave të jurisë dhe publikut.
Armandi shpëtoi Gentin, ndërsa tre anëtarët e tjerë të jurisë, Kledi Valbona dhe Dalina zgjodhën Arbrin për t’i dhënë mundësinë të japë maksimumin më netët e ardhshme.
Pra mes Gentit dhe Arbrit, juria vendosi të shpëtojë këtë të fundit, dhe këtu përfundoi eksperienca e aktorit të suksesshëm.
Tema e mbrëmjes së djeshme ishte ‘Digitalb Movie Night’. Një natë dedikuar filmit, ku çiftet kërcyen me kolonat zanore të disa prej filmave më të dashur shqiptarë e të huaj.