Komediani Chris Rock do të bëjë histori në Netflix, me diçka që platforma s’e ka bërë kurrë më parë!

Për herë të parë në historinë e Netflix, do të ketë një transmetim live. Netflix ka njoftuar se komediani Chris Rock do të hyjë në histori si personi i parë që nis këtë rrugëtim me Netflix.

Platforma gjigante ka vendosur të rrisë audiencën me transmetimet “speciale” të drejtpërdrejta.

Advertisement

“Chris Rock do të shënojë historinë si artisti i parë që performon “live” në Netflix. Ai është një nga zërat e komedisë më të rëndësishëm të brezit tonë”, shkroi Netflix në Twitter.

Mendohet se transmetimi do të shfaqet në fillim të vitit 2023.