Lady Gaga flet hapur: Kam menduar vetëvrasjen

Anthony Bourdain dhe Kate Spade, dy figura të famshme dhe të suksesshme në profesionet e tyre, i dhanë fund jetës një javë para dhe arsyeja ishte depresioni…

Në kohën në të cilën jetojmë, shpesh herë shohim njerëz të trishtuar ose më keq akoma pesimistë për jetën e tyre edhe pse mund të kenë arritur shumë… madje bëhen aq pesimistë saqë, janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka përfshirë edhe jetën.

Advertisement

E njëjta gjë i paska ndodhur edhe këngëtares së njohur Lady Gaga…

Gjatë prezantimit të çmimit Global Changemakers Award nga fondacioni Children Mending Hearts’ Empathy Rocksu u shpreh se: “Nuk mund ta mbaj dot më brenda, kam disa vite qe vuaj nga depresioni dhe ideologji që lidhen me vetëvrasjen. Në fillim mendoja se isha një njeri i keq dhe e vetme, por sinqeriteti më ndihmoi të gjeja ngushëllim dhe ndihmë tek familja dhe miqtë e mi”.

Në fund të fjalimit të saj, këngëtarja i kërkon audiencës të jenë te sjellshëm me njëri-tjetrin dhe të ndihmojnë ata që janë në nevojë.

Lady Gaga falenderoi gjithashtu nënën e saj për kujdesin e pandalshëm dhe vendosmërinë për ta ndihmuar 32-vjeçaren në ditët e saj më të errëta.