Lady Gaga dhe karroca e florinjtë

Lady Gaga është operuar në kockën e legenit dhe ka anulluar të gjitha koncertet e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas kësaj ndërhyrjeje artistja lëviz me një karrige të zezë lëkure me rrota dhe prej floriri 24 karat. Sipas ‘New York Post’, këngëtarja e famshme mund të shtrihet nëse ka nevojë për shplodhje pasi karrigia e veçantë e lejon edhe këtë gjë. Çmimi mbetet sekret.

Lady Gaga i kishte kërkuar falje fansave të saj nëpërmjet Twitter-it për koncertet e anulluara: “Më vjen shumë keq. Nuk e di çfarë të them. Kam disa kohë që e kam fshehur gjendjen time tek stafi dhe e kam duruar dhembjen, por sa vjen e përkeqësohet. Jam lutur që të shërohem, por pas koncertit në Montreal të Kanadasë nuk ecja dot më. Edhe tani nuk jam në gjendje të ecë”. Urojmë që artistja të rimarrë veten sa më shpejt dhe të vazhdojë të n’a dhurojë spektakël sikurse deri më tani.

Advertisement