Ç’orienton Jay Lenon-n

Një dekolte kaq të hapur Halle Berry ndoshta nuk e kish mbajtur kurrë. Aktorja që po promovon filmin e ri “The call” kish zgjedhur emisionin televiziv “The Tonight Show with Jay Leno” për t’u dukur shumë, po shumë seksi. Flitet për një ndërhyrje kirurgjikale të kryer dhe nëse është kështu, Halle nuk mund të kish zgjidhur një fustan më të mirë për t’a nxjerrë në pah këtë fakt. Me një pamje të tillë prezantuesi Jay Leno e ka pasur tejet të vështirë t’i hiqte sytë nga “vendet e nxehta” të aktores. Ai nuk ka rezistuar dot pa kthyer sytë nga pjesa e sipërme e trupit të Berry-t, pasi veshja e përzgjedhur prej saj tregonte forma perfekte. Fustani provokues solli edhe admirimin e prezantuesit 62 vjecar, i cili bëri dhe komentin se fustani i veshur në programin e tij ishte më i bukur se ai i mbrëmjes së Oscar-ve.

Advertisement