Ditën e djeshme Travis Scott publikoi klipin e këngës “Stop Trying to Be God”, shkëputur nga albumi i tij i njohur “Astroworld”.
Pjesë e klipit është edhe e dashura e tij, Kylie Jenner, me cila shfaqet si Virgjëresha Mari.
Klipi me regji të Dave Meyers, fillon me daljen e Travis Scott në mesin e një tufe delesh ku midis tyre është një dele e zezë, e cila është simboli i njeriut të udhëhequr nga forcat e errëta.
Ndërsa në përfundim të kësaj kënge në skenë del sërish Kylie që mban dhe përkëdhel një qengj të vogël. Sipas referencave biblike, qengji lidhet me flijimin e Krishtit dhe shihet si formë e alegorisë së shpëtimtarit. Pikërisht duke luajtur me këto simbole Travis e sjell Kylie Jenner si një bareshë që kujdeset për kopenë e saj.