Kylie Jenner ka qënë viktimë e bullizmit që në moshën nëntë vjeçare.
“Gjysma juaj mendon se jam e çuditshme, ndërsa gjysma tjetër mendon se jam qesharake, por mua më kanë tallur që në moshën 9 vjeç. Mendoj se kam bërë një punë të mirë për ta përballuar këtë situatë. Por të tillë njerëz ka kudo! Kjo është një video e shkurtër në “Snapchat” për t’iu treguar se i vetmi mendim që vlen është ai që ju keni për veten. Duhet të dini se nuk jeni vetëm.”,- tregon Kylie në video.
Ndërsa motra e saj më e madhe Kendall, ka treguar me anë të publikimit të videos mbështetjen për të motrën dhe gjithë ata që po vuajnë të njëjtin problem si ajo.