Kylie Jenner nuk është më njeriu më i paguar në Instagram! Kush e rrëzoi nga ‘froni’?

Për të katërtin vit radhazi, Hopper HQ publikoi listën e njerëzve që fitojnë më shumë nga Instagrami, “Instagram Rich List 2020”. Lista përfshin 100 ndikues të mediave sociale nga sfera të ndryshme të jetës, së bashku me fitimet e tyre nga Instagrami dhe numrin e ndjekësve që kanë.

Kylie Jenner, e cila kryesonte listën prej vitesh, tanimë nuk është më mbretëresha e Instagramit. Kush e rrëzoi nga froni?

Advertisement

Është pikërisht aktori Dwayne Johnson, i njohur si The Rock, personi që fiton më shumë nga Instagrami, me mbi 187,300,000 ndjekës. Ai merr një vlerë neto prej 1,015,000 dollarësh për postim.

Me rritjen e jashtëzakonshme në listën e ndjekësve në Instagram, The Rock, veç Kylie Jenner, la pas Kim Kardashian dhe Ariana Grande-n për të arritur në vendin e parë, nga pozicioni i gjashtë që ndodhej në vitin 2019.

Kylie Jenner është në pozicionin e dytë për vitin 2020. Ajo ka një një numër prej 181,500,000 ndjekësish dhe fiton 986,000 $ për postim.

Jenner pasohet nga futbollisti Cristiano Ronaldo, i cili është personi më i ndjekur në Instagram, me 224,800,000 ndjekës. Megjithatë, postimet e tij vlerësohen në 889,000 dollarë, duke ulur kështu renditjen e tij të përgjithshme në listë.

Në pozicionin e katërt dhe të pestë janë Kim Kardashian dhe Ariana Grande që paguhen 850,000 dollarë për postim secila.

Lojëtari i cricket-it Virat Kohli dhe aktorja Priyanka Chopra janë të vetmit të famshëm indianë që arritën të hyjnë në Instagram Rich List 2020.

Justin Bieber gjithashtu u ngjit në renditje, duke arritur pozicionin e tetë nga i dhjeti ku ndodhej vitin e kaluar. Në vitin 2020, këngëtari kanadez kishte 139,300,000 ndjekës dhe fitonte 747,000 $ për postim. Ylli i ri i pop-it u raportua të kishte 115 milionë ndjekës në listën e vitit 2019.

Kjo është lista e Top 10 personazheve më të paguar në Instagram për vitin 2020.

1. Dwayne Johnson

2. Kylie Jenner

3. Christiano Ronaldo

4. Kim Kardashian

5. Ariana Grande

6. Selena Gomez

7. Beyoncé Knowles

8. Justin Bieber

9. Taylor Swift

10. Neymar Da Silva Santos Junior