Meghan nuk heq dorë nga zakonet e vjetra…
Me siguri që Meghan Markle merr mësime sjelljeje mbretërore tani që është fejuar dhe është zhvendosur të jetojë në mjediset e monarkëve britanikë me Princ Harry-n.
Dhe e pamë gjatë daljes publike pranë çiftit tjetër, te stili i veshjes, te kapela, te mënyra e përkuljes, te shprehjet e fytyrës. Menduam se Meghan, dhe pse më sportive se Kate, disa norma të sjelljes prej dukeshe i kishte përvetësuar. Menduam, por ajo na tregoi që nuk ka ndryshuar një fije nga aktorja çapkëne që ka ardhur në Angli për t’i çmendur të gjithë fanatikët.
Mund ta shikoni si është fotografuar me gjuhën jashtë në drejtim të fotografëve.
Duket si shaka, por me siguri Mbretëreshës nuk do t’i pëlqejë aspak kjo lloj shakaje.