Ky studim tregon se makaronat mund të përdoren dhe në dieta për të humbur peshë

Nëse jeni adhurues të pastave, por nuk mund të hani se keni frikë mos shtoni në peshë, ky studim është pikërisht per ju.

Sipas studimeve të reja duke ngrënë tri herë në jave makarona të gatuara sipas traditës italiane mund të humbisni 0.5 kg në 12 javë. Të paktën kështu thotë studimi i realizuar në Kanada.

Advertisement

“Mund të themi se pasta nuk ndikon negativisht tek pesha sigurisht nëse ështe pjesë e një diete të shëndetshme”,- shprehen studiuesit.

Kërkuesit morën në studim rreth 2448 persona duke parë ndikimin e pastave dhe në bazë të dietës së përcaktuar pjesëmarrësit në studim hëngrën rreth 3 herë në javë makarona dhe u panë rezultatet se ata jo vetëm që nuk shtuan kilogramë, por humbën peshë.