Ky është personazhi më i kërkuar në Britani në Google për vitin 2018

Në fakt është e pritshme që emri i famshëm që ka patur më shumë interes dhe që është kërkuar më shumë në Google për vitin që po lemë pas është pikërisht Meghan Markle. Pas martesës me princin Harry, Dukesha e Susexx do të kthehej në personazhin më të dashur të momentit anekënd globit.Edhe pas përfundimit të zhurmës së dasmës, emri i saj do të zgjonte  sërish shumë interes pas bërjes publike të lajmit të shtatzënisë. Me gjasë duke qenë se Meghan në pranverën e vitit 2019 do të bëhet nënë, duke mirëpritur fëmijën e parë me Princin Harry, ajo do të kryesojë edhe për vitin e ardhshëm listën e personazhit më të kërkuar në Britaninë e Madhe.

Advertisement