WhatsApp është kthyer padyshim në një nga programet më të përdorura nga të gjithë, duke lënë mënjanë dërgimin e mesazheve dhe telefonatave në celularë.

Sigurisht që e gjithë kjo vjen nga mundësitë dhe lehtësitë që ky program ka sjellë në celularët tanë. Megjithatë, WhatasApp përpiqet që herë pas here të sjellë risi për përdoruesit e saj. Opsioni i ri që pritet të sjellë këtë herë do t’i mahnisë t’i gëzojë shumë përdoruesit.

Advertisement

Ky opsion do ta bëjë më interesant komunikimin me miqtë. Aplikacioni po planifikon të prezantojë një opsion shtesë që iu lejon të bëni video-telefonata në grup. “WhatsApp” do të bëjë të mundur që gjatë muajve të ardhshëm, miqtë apo edhe kolegët të bisedojnë me njëri-tjetrin ballë për ballë, pa nevojën e takimeve të zakonshme.

Nuk dihet ende se kur do të lançohet ky opsion, por ne me zor po presim…