Kush do të jetë i ftuari special në Eurovision?

Për herë të parë në historinë e Eurovision-it, në skenë do të ngjitet një i ftuar special që është i njohur botërisht.
Justin Timberlake do të ngjitet në skenën e Eurivison-it në Stokolm për të performuar hitin e tij më të fundit “Can’t stop the feeling”.
“Kjo është një mundësi fantastike dhe ne jemi shumë të lumtur që Justin do të performojë këngën e tij më të fundit në spektaklin tonë. Vecantia është që kompozitorët suedez Max Martin dhe Shellback kanë qenë producentët e këngës së Justin”, ka thënë një prej producentëve të Eurovision.

Advertisement