Orlando Bloom tradhëton Katy Perry-n? (FOTO)

Selena Gomez ka treguar se është gjithmonë në kërkim të eksperiencave të reja. Mbrëmjen e së shtunës ajo është fotografuar nga TMZ në zonën VIP të një club-i nate në Las Vegas përkrah Orlando Bloom. Në foto, këngëtarja dhe aktori janë parë shumë pranë njëri-tjetrit, madje i kanë dhënë njëri-tjetrit edhe disa përqafime, puthje dhe “nuhatje” në qafë. Kjo nuk është hera e parë që Bloom dhe Gomez janë parë së bashku, pasi edhe në janar të këtij viti ata janë parë përkrah njëri-tjetrit në “after-party”-n e organizuar pas ndarjes së çmimeve Golden Globes. Kjo është paksa e çuditshme, pasi Orlando Bloom është në një marrëdhënie me artisten Katy Perry.  Mbi të gjitha Gomez është pjesë e skuadrës së Taylor Swift dhe Perry është një “armike” e përbetuar e Swift.

Advertisement