Ngjyra e flokëve shpeshherë flet edhe për personalitetin tonë. Femrat bionde përgjithësisht shihen si më lozonjare, romantike dhe ndonjëherë si më mendjelehta. Paragjykime të tilla kanë shërbyer dhe si bazë për humore të ndryshme dhe shumë herë femrat “flokë arta” behen pre e komenteve nga më të ndryshme.
Nëse keni një mikeshë apo kolege bionde, më mirë shmangni këto komente tipike:

1. Dukesh e zbehtë.

Advertisement

Nëse i ke flokët e verdha, duhet të bësh pak më shumë tualet, pasi i thekson më shumë tiparet. Nuk duhet t’i thoni këtë gjë, sepse ndoshta as nuk ja ndjen fare për t’u lyer. Lëreni në qejfin e saj. Ajo e di shumë mirë, se biondet nuk duken shumë mirë pa u lyer.

2. Errësoji pak flokët

Këshillat e miqve ose personave të tjerë gjithmonë janë të pranishme, por t’i thuash një biondeje që errësoji pak flokët, është pak e vështirë. Fakti që ajo i mban të tilla tregon se vërtetë e pëlqen veten ashtu siç është!

3. Do i shkatërrosh flokët

Dihet që floku biond, sidomos i lyer t’i shkatërron flokët, por këto femra e kanë marrë parasysh këtë gjë. Nuk është e nevojshme që t’jua vesh në pah. Ato mundohen të përdorin produktet më të mira për t’u kujdesur për flokët e tyre.

4. Biondet janë mendjelehta

Këtë konstatim e kanë krijuar njerëz të ndryshëm në situata të ndryshme dhe ka mbetur thjesht një mënyrë për të përfaqësuar biondet. Nëse ja thua këtë gjë një biondeje, thjesht do dukeni qesharakë, pasi nuk ka asnjë kuptim për to.

5. Je bionde natyrale?

Këtë pyetje edhe mund ta shmangni, pasi në përgjithësi edhe kuptohet se cila është bionde natyrale. Nëse e bëni këtë pyetje, thjesht do e vini në siklet….