“Tre varreza të cilat datojnë mbi 2000 vjet më parë, janë zbuluar në jug të Egjiptit”, ka bërë të ditur ministria e antikitetit në këtë vend. Zbulimi është bërë në al-Kamin al-Sarwain në provincën Minya. Varrezat kanë qenë të fshehura thellë në një gropë pasi u janë bërë ceremonitë. Pas nxjerrjes shumë të kujdesshme në njërën nga varrezat janë gjetur katër sarkofagë të cilët janë përdorur për mbulimin e fytyrave të njerëzve. Vetëm disa metra më tej, është zbuluar një tjetër varrezë me gjashtë trupa, duke përfshirë edhe një fëmijë.

“Këto varreza janë pjesë e një zone ku vendoseshin varret e të ndjerëve për një qytet të madh. Nuk është aspak garnizon ushtarak ashtu siç theksojnë disa”, thotë arkeologu Ali al-Bakry, i cili shton se nga analizat që janë bërë deri më tani del se kockat kanë evidentuar faktin se bëhet fjalë për burra, gra dhe fëmijë të moshave të ndryshme.

Advertisement[the_ad id="69159"]

“Kjo është hera e parë që autoritetet mendojnë se zona është përdorur për një kohë shumë të gjatë. Fragmente të varrezave datojnë rreth dinastisë së 27-të në vitin 525 para Krishtit dhe periudhës greko-romake rreth 332 vjet para Krishtit.

Al-Kamin al-Sarwahi është bërë subjekt i zbulimeve arkeologjike që prej vitit 2015. Që prej asaj kohe, janë zbuluar mbi 20 varreza në një zonë shumë të vjetër rajoni varresh. Dr Ayman Asmawz, shef i sektorit të antikitetit egjiptian në ministrinë e antikitetit, nënvizon se, “zbulimi i ri është tepër interesant dhe se ka ende shumë punë për t’u bërë për të zbuluar sekretet e zonës”.