Autorët e “The Simpsons” me siguri duhet të kenë ndonjë sferë të kristaltë…

Seriali televiziv amerikan që prej 1989-ës vazhdon ende të transmetohet, parashikoi edhe njëherë një ngjarje të re, dy dekada më parë.

Advertisement

Ishte viti 1998 kur në episodin e 5-të të sezonit të 10-të të titulluar “When You Dish Upon a Star”, Ron Howard dhe Brian Grazer, të cilët shkrojtën skenarin, parashikuan në këtë skenë të kapur më poshtë, pikërisht që kompania e Walt Disney bleu 21st Century Fox, gjë që ndodhi ditët e fundit.

Ju kujtojmë se ata kanë parashikuar gjithashtu zgjedhjen e Donald Trump si president, Lady Gaga-n që do të performonte në Super Bowl apo tigrin që do të sulonte Roy Horn.