Edhe në seks mund të përballemi me situata jo fort të këndshme.

Depilimi i fundit, ushqimi me erëza, mund t’ju vënë në siklet, po cilat janë disa gjëra të tjera të cilat duhet t’i shmangni para se të shkoni në shtrat. Zbulojini!

Advertisement[the_ad id="69159"]

Mos hani erëza
Ushqimet pikante nuk ndryshojnë vetëm frymën dhe aromën e lëkurës, por edhe atë të vaginës. “Ushqimet ndikojnë në shtimin e erës së vaginës”-thotë Kathryn Boling e Qendrës Mjekësore Mercy në Baltimore. Pra mos hani vetëm urdhra, spec djegës dhe as ushqime indiane para seksit.

Pini pak alkool
Disa kokteje mund t’ju sjellin në nhumor, por mos e ekzagjeroni kurrë. Alkooli është një qetësues i fuqishëm dhe mund të japë një përgjumje të dëshirave. Hulumtimet nga Universiteti Missouri-Saint Louis kanë treguar se alkooli e bën orgazmën më të vështirë për burrat dhe gratë.

Mos përdorni furçë dhëmbësh elektrike
Kjo mund të duket e çuditshme për ju, por duke përdorur një furçë dhëmbësh elektrike, kjo mund të jetë e rrezikshme. Në çfarë kuptimi? Mikro acarrimet që krijohen në mishrat e dhëmbëve, ose të mukozës, ju ekspozojnë para rrezikut të kontraktit me disa sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Duhet të jeni i kujdesshëm, veçanërisht me seksi oral.

Depilimi
Ashtu si me një furçë dhëmbësh elektrike, në qoftë se heq qimet me qiri, ju jeni më të ndjeshëm ndaj infeksioneve. Shtresa më sipërfaqësore e lëkurës është e acarruar dhe folikulat bëhen të kuqe dhe super të ndjeshme. Një nga rreziqet është infeksioni i papilloma-virusit, dhe për të shmangur atë, duhet të depiloheni të paktën një natë para marrëdhënies, dhe jo në të njëjtën natë.

Anti-histaminet
Anti-histaminet janë aleati më i mirë kundër alergjive. Marrja e tyre para një raporti seksuale mund të thajë mukozën, sepse ky është edhe funksioni i tyre. Kjo mund të bëjë një marrëdhënie seksuale më të dhimbshme, ndaj provoni një lubrifikant, dhe në çdo rast shmangni marrjen e drogës para se të bëni dashuri.