“Debati” i tyre publik ka nsiur që në momentin kur Luana dhe Ermali kishin emisionet e tyre në të njëjtin orar.
Luana prezantonte “Shiko kush luan” në Top Channel, ndërsa Ermali “Xing me Ermalin”, të cilin e vazhdon akoma. Në atë kohë ata kanë hedhur shpesh kunja për njëri-tjetrin nëpër komente, por mesa duket “inati” vazhdon ende dhe pasi rivaliteti mbaroi.
Këtë herë Luana ka publikuar një foto ku shfaqet me një fustan të shkurtër dhe shumë seksi.
“Hë tani…fillove ti me këto?”,-i shkruan Ermali.
Moderatorja nuk e ka lënë pa përgjigje dhe i thotë: “Nga pak… u mërzite ti?”