“ABBA the museum” është një muze krijuar në nder të grupit të njohur të muzikës ABBA, origjina e të cilëve ishte Suedia.
Muzeumi realizon shpesh ekspozia të ndryshme që kanë lidhje vetëm me muzikën, këngëtarët dhe arritjet e tyre, e mesa duket kësaj here kanë menduar që të përfshijnë edhe këngëtaren shqiptare.
Në vitin 2009 Kejsi Tola shkëlqeu me paraqitjen e saj për përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision Song Contest”. Pavarësisht se në atë kohë ishte vetëm 17 vjeçe, Kejsi diti si ta zotëronte skenën.
Kejsi është kthyer në një kukull në miniaturë me veshjet nga performanca në Eurovison. Përkrah saj është dhe kukulla e djalit të veshur me blu, që e shoqëronte Kejsin gjatë kërcimit të saj.
“Unë dhe djali blu. Eurovison 2009”, – shkruan Kejsi përkrah fotos.