Çfarë ka bërë J.Lo për të merituar çmimin “MTV Michael Jackson Video Vanguard Award”?

Më datë 20 gusht do të mbahet nata finale e “MTV Video Music Awards”.

Në këtë natë shumë artistë të njohur ndërkombëtarë do të shpërblehen me çmime. Tre artistet shqiptare: Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha janë po ashtu të nominuara dhe presin që të shpërblehen.

Advertisement

Ndërkohë kur të gjithë menduam se Missy Elliott do të marrë çmimin e madh këtë vit, MTV iu vuri kapakun thashethemeve duke shpallur Jennifer Lopez.

Çfarë ka bërë J.Lo për të qenë e denjë për këtë çmim?

“Atherë, këngëtarja ka shitur 80 milionë këngë në mbarë botën, 40 milionë albume, kishte 16 këngët më të mira në Top 10, tre albume Nr.1 dhe është gruaja e parë që ka albumin dhe filmin (The Wedding Planner) në vend të parë në të njëjtën javë.”

Pra, gjithçka ka kuptim tani.