Kujdes nga Madonna

Ndoshta yje të tjerë nuk do të duan kurrë që Madonna t’i përmendë në ndonjë nga këngët e saj. Me vdekjen e Lauren Bacall (në moshën 89 vjeçare), të 16 celebritetet e përmendura në këngën e famshme të artistes VOGUE, tashmë kanë vdekur. E publikuar në Mars 1990, kënga ishte një homazh për kërcimin me të njëjtin emër dhe përmendte 16 ikona Amerikane përfshirë: Greta Garbo, Marilyn Monroe, Marlene Dietrich, Joe DiMaggio, Marlon Brando, James Dean, Grace Kelly, Jean Harlow, Gene Kelly, Fred Astaire, Ginger Rodgers, Rita Hayworth, Bacall, Katharine Hepburn, Lana Turner dhe Bette Davis. E ndërsa gjysma e emrave të famshëm kishin vdekur që para se kënga të publikohej, 9 të tjera vdiqen në 24 vitet pasuese. Garbo e cila ndërroi jetë pas më pak se një muaji nga publikimi i singëllit, ishte e para që ra pre e “mallkimit të VOGUE”.

[youtube=http://youtu.be/GuJQSAiODqI&showinfo=0&rel=0]

Advertisement