Fatkeqësisht disa celebritete përfshirë Jennifer Lawrence, Kate Upton, Ariana Grande dhe Kirsten Dunst kanë qenë viktima të sulmit të një hackeri anonim. Si rrjedhojë prej disa ditësh janë publikuar online dhe qarkullojnë foto nudo të tyre.Një përfaqësues i yllit të HUNGER GAMES ka konfirmuar se fotot e aktores teksa pozon topless, me një gotë verë dhe një palë mbathje prej dantelle janë autentike. Ai njëkohësisht dënoi këtë rrjedhje fotosh si “një dhunim privatësie”. “Autoritetet janë kontaktuar dhe do të dënojnë këdo që do të postojë fotot e vjedhura të Jennifer Lawrence”,- ka lajmëruar publicisti i aktores.
Por sipas një burimi të RadarOnline.com këto nuk janë të vetmet foto që janë publikuar. Këto ditë priten të publikohen edhe foto e video të tjera skandaloze. Ka rreth 200 foto dhe dy video në total. Në listë ndodhen edhe Avril Lavigne, Krysten Ritter, Bar Rafaeli, Teresa Palmer, Brie Larson dhe Ylli i “Glee” Becca Tobin.
Tashmë ju e dini se nuk duhet të bëni foto me pullë të kuqe e për më tepër t’i uploadoni në iCloud apo gjetkë. 🙂