Bashkojnë forcat

Britanikja Jessie J, sensacioni i Popit Ariana Grande dhe Nicki Minaj janë bashkuar në një video eksplozive për “Bang Bang”, tashmë pjesë e TOP 10. Kjo këngë është pjesë e albumit të tretë të Jassie-t me titull “Sweet Talker” (i cili do të dalë në treg më 14 Tetor) e gjithashtu pjesë e “My Everything”, albumit të sapopublikuar të Ariana Grande. Videoja e realizuar nga Hannah Lux Davis, tregon tre divat të cilat bashkojnë forcat për të organizuar një festë gjigande, festë në të cilën Minaj mbërrin me helikopter. Ja tek e keni klipin më poshtë. Gati për festë?

[youtube=http://youtu.be/0HDdjwpPM3Y&showinfo=0&rel=0]

Advertisement