Ku ka si mami! Anxhelina zgjedh sërish Albërijen

Pak ditë më parë Anxhelina publikoi një foto ku shfaqej me bikini mjaft tërheqëse dhe dukej sikur ajo pozë ishte shkrepur nga ndonjë fotograf profesionist.

Advertisement

Por në fakt ishte vetë e ëma e saj, ajo e cila e ka bërë të duket mjaft e bukur.

Albërija ka publikuar setin e plotë të fotove në ‘Instastory’ dhe tregon se ka qenë mbrapa objektivit.

Duket se këngëtarja ka marrë sërish aparatin në dorë për të tjera foto si këto, dhe le të themi që s’do të jenë të fundit.

“Së shpejti, seti i ri”, shkruan ajo duke iu drejtuar fotografit Endrit Mërtiri, që do të ketë punën më të madhe.