Nga 17 shtatori nis taksa për “Rrugën e Kombit”, ja sa është tarifa

Bëhuni gati, nga data 17 shtator çdo drejtues makine që do të kalojë në “Rrugën e Kombit” duke paguar taksë.

Sipas Gazeta Shqiptare, çdo përdorues i kësaj rruge do të paguajë 660 lekë për çdo kalim.

Advertisement

Ndërkohë për banorët e qarkut të Kukësit do të aplikohet tarifa prej 100 lekë. Pra pagesa nuk do të bëhet më në monedhën europiane dhe banorët e zonës do ta kenë të reduktuar këtë taksë kalimi.

Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill në masën 5 euro për një kalim ose 10 euro vajtje-ardhje.

Në kontratën e koncesionit parashikohej që për banorët e zonës të kishte lehtësira, por vetëm 6 muaj pas hyrjes në fuqi të taksës derisa të identifikoheshin përdoruesit e shpeshtë, vendim i cili zemëroi banorët e Kukësit, që organizuan një protestë e cila degradoi deri në djegien e pikave të kalimit.