Mbrëmjen e djeshme, Khloe ka zbuluar emrin e vajzës me anë të një postimi në Instagram.

Menjëherë pasi u mor vesh se emri ishte True (e vërtetë) filluan aludimet se ky emër iu vendos pasi ajo është e vetmja gjë e vërtetë pas tradhtisë së Tristan.

Advertisement

 Por mamaja e Khloe, Kris Jenner i ka hedhur poshtë këto aludime duke dhënë shpjegimin e emrit të mbesës së saj. “Jam shumë e lumtur të mirëpres mbesën time të shtrenjtë True! Një fakt i këndshëm është se emri i gjyshit tim nga babai ishte True Otis Houghton, kurse emri i vërtetë i babait tim ishte Robert True Houghton, prandaj jam e lumtur që Khloe ia vendosi emrin vajzës True!” –ka shkruar Kris në një foto të postuar në Instagram.

 Me këtë shpjegim ajo iu dha fund të gjitha hipotezave të hedhura mbi domethënien e emrit të mbesës së saj. Tashmë të gjithë mund të jemi më të qetë.