Koveri dhe videoja e re

Pas një sërë shtyrjeje datash, EVE duket se nuk do t’i lërë më fansat e saj në pritje. Ajo ka vendosur që të publikojë albumin e ri “Lip Lock”, më 14 Maj, paçka se asnjëri nga singëllat e publikuar “She Bad Bad” dhe “Make It Out This Town” nuk patën ndonjë sukses kushedi se çfarë. Kështu meqë data u vendos këngëtarja ka publikuar edhe koverin zyrtar të albumit, ndërkohë që më 29 Mars publikoi edhe videon e “Make It Out This Town”, të cilën mund t’a ndiqni në vijim.

[youtube=http://youtu.be/mTSwDd8RcPw&rel=0&showinfo=0]

Advertisement