“Ringjallet” Michael Jackson

Chris Brown po rritet dhe këtë nuk e kemi për sjelljen e tij, por për muzikën R&B që po n’a ofron së fundmi. Me singëllin “Fine China” (pjesë e albumit të ardhshëm “X”) n’a sjell në mendje idhullin Michael Jackson. Vetë Brown ka thënë se në këtë këngë ka “kanalizuar” Mbretin e Popit, Stevie Wonder dhe Sam Cooke, e në fakt ka bërë ekzaktësisht këtë gjë. Kënga ka një beat të ngjashëm me “Billie Jean” si dhe shumë “Woo-hoos” dhe “whoas” tipike të Michael Jackson. Artisti ka publikuar dje (1 prill 2013) edhe videon për këtë singëll që duket si një homazh për idhullin e tij Jackson nëpërmjet lëvizjeve e aksesorëve.

Më në fund mund të dëgjojmë Chris për muzikantin që është! Ndoshta kjo do të jetë kënga që do t’i bëjë njerëzit të fokusohen tek muzika e tij në vend që të fokusohen tek telashet e jetës private.
Ja tek e keni dhe këngën FINE CHINA. Shijojeni…

Advertisement

[youtube=http://youtu.be/iGs1gODLiSQ&showinfo=0&rel=0]