Kosovë – KFOR dorëzon kufirin jugperëndimor me Shqipërinë

Në këtë ceremoni, koloneli Vincenzo Grasso, përmendi arritjet e mëdha në fushën e sigurisë. Ai shprehu bindjen se policia e Kosoves do ta ruajë kufirin e vendit dhe do të parandalojë krimet ndërkufitare duke përfshirë kontrabandën e llojeve të ndryshme dhe kalimet ilegale. Edhe nënkoloneli i policisë Faton Alija falënderoi KFOR-in për angazhimet dhe u zotua se policia kufitare krahas vazhdimit të bashkëpunimit të mirëfilltë me KFOR-in dhe segmente të tjera të sigurisë në vend dhe në rajon, do të angazhohet për parandalimin, zbulimin dhe hetimin e krimit ndërkufitar, përfshirë trafikimin – kontrabandën e qenieve njerëzore, armëve, narkotikëve, automjeteve të vjedhura dhe formave te tjera të kontrabandës.

Advertisement