Tiranë – Freedom House, Shqipëria pjesërisht e lirë

“Fredom House” e vë theksin tek akuzat për korrupsion që përfshijnë qeverinë “Berisha”. Raporti thekson se anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk do të bëhet para 2015-ës. Gjithashtu, sipas dokumentit, gjykatat shqiptare janë objekt i presionit të vazhdueshëm politik. Në raport thuhet se gratë shqiptare janë pak të përfaqësuara në institucione, ndërsa mbetet ende shqetësuese dhuna në familje.