Kosovë – Gjendja e sigurisë është e qëndrueshme

Ndërkohë është vlerësuar edhe bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it në fushën e sigurisë. Nën drejtimin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, Këshilli i Sigurisë, në takimin e tretë të radhës e ka vlerësuar të sigurtë gjendjen e sigurisë së përgjithshme në Kosovë. “Institucionet dhe organet e sigurisë në vend janë duke i kryer detyrat e tyre në nivel të lartë dhe ka një bashkëpunim të mirë midis Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it në fushën e rendit”, theksoi kryeministri Thaçi. Po ashtu, siç theksohet në një komunikatë të Zyrës së Kryeministrit, është vlerësuar se ditëve të kaluara edhe pse ka pasur disa incidente në veri të Kosovës, situata e përgjithshme është e qetë dhe ka një progres në menaxhimin e kufijve dhe të doganave. Po ashtu, u konstatua se ka një rënie të veprave kriminale dhe të rasteve të dhunës ndëretnike.

Advertisement