Kosovë – Formohet Ekipi Përgatitor Komunal për Gracanicën

Ky ekip ka mandat të përgatisë të gjitha burimet, objektet dhe strukturat administrative që kërkohen për themelimin dhe funksionimin e komunës së re të Gracanicës, në të ardhmen. Anëtarëve të emëruar të ekipit do t’u bashkohen edhe nga një përfaqësues i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare. Feith ka thënë se themelimi i Ekipit Përgatitor Komunal për Gracanicën “tregon se decentralizimi në Kosovë po ecën përpara”.

Advertisement