Kosovë – EULEX harton listën e të dyshuarve për korrupsion

Një fakt të tillë e ka konfirmuar kryeprokurori i EULEX-it, Johanes Van Vrejsvijk, sipas të cilit, kjo listë do të zbatohet në afatin kohor nga korriku i këtij viti deri në shtatorin e vitit të ardhshëm”. Kjo listë ku ka persona që janë nën hetime, sipas tij, është shumë e gjatë, por ai s’pranoi të flasë për numrin e saktë dhe nivelin apo pozitat e zyrtarëve që po hetohen. “Është një listë e gjatë, aty përfshihen hetimet në gjithë Kosovën, përfshirë edhe Mitrovicën. Një pjesë ka të bëjë me qeverinë, një tjetër me bizneset e tjera”, tha Vrejsvijk. Duke e përjashtuar mundësinë që hetimet të godasin vetëm një parti politike, ai tha se thuajse të gjitha prej tyre kanë persona që gjenden nën hetime.

Advertisement