Korcë – Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje

Bëhet fjalë për Blerim Xhutin, 25-vjeç, banues në fshatin Zvezdë të Korçës dhe Arben Lilo, 23-vjeç, banues në fshatin Pojan të Korçës; që të dy të ndaluar për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të municioneve luftarake”. Kontrolli ndaj tyre është ushtruar në hyrje të fshatit Bregas, në mjetin e tyre tip Nissan me targë NBH 3873, aty ku edhe u gjendën në cilësinë e provës materiale një armë gjahu teke prodhim rus dhe një armë gjahu shotgun, si edhe dhjetëra fishekë gjahu. Nga ana e policisë u kryen veprimet e nevojshme proceduriale dhe materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -