Angli – Qeveria vlerëson zgjedhjet në Shqipëri

Megjithëse në këtë raport lihet të nënkuptohet se nuk u plotësuan tërësisht standardet për një proces zgjedhor të përsosur, sërish mund të thuhet se u bë punë e mjaftueshme për realizimin pozitiv të tyre. “Shqipëria zhvilloi zgjedhjet e përgjithshme më 28 qershor. Ato u monitoruan nga OSBE dhe ODIHR, sipas të cilave, këto zgjedhje përmbushën pjesën më të madhe të angazhimeve, por nuk arritën standardet demokratike”, theksohet në raport. Më tej, thuhet konkretisht se u realizuan përmirësime në procesin e regjistrimit dhe identifikimit të votuesve, duke u konsideruar këto si përparime në kuadrin e zgjedhjeve në tërësi. Duke shtuar në fund, se “përmirësimet në sistemin elektoral, bazuar në rekomandimet e ODIHR, duhen bërë përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2011 ku do të nevojitet mbështetja e të gjithë partive politike”.

Advertisement