Kopirajt

    Ky program, do te trajtoje tema te ndryshme sociale, kulturore dhe ne raste te rralla, politike. Cdo dite e transmetimit te tij do te kete nje teme te re, nje fenomen i shoqerise shqiptare, qe do te shihet e trajtohet me Zhakun dhe te ftuarit e saj ne studio, me pak ironi dhe sarkazem.  Fenomenet e perzgjedhura, do te jene subjekt kritikash por jo vetem. Gjate bisedave do te propozohen edhe menyra alternative te zgjidhjes se ceshtjeve ne fjale.  Te ftuarit do te jene nje perzierje individesh qe jetojne e punojne ne Shqiperi, me formime dhe personalitete krejt te ndryshme nga njeri-tjetri. Mes te ftuarve do te kete njerez te zakonshem, te jashtezakonshem, si dhe personalitete te shquara te fushave te ndryshme. Nuk do te mungojne as personazhet e famshem te Show Biznesit shqiptar.
    Ky program do te krijoje nje ure komunikimi edhe me shqiptaret e Kosoves, pasi pervecse do te kete te ftuar here pas here nga Kosova, ne cdo show do te lexohet nje leter e shkruar nga nje figure e shquar dhe interesante nga Kosova, ne lidhje me temen e zgjedhur per trajtim. Kjo leter do te permbaje pikpamjen e ketij personaliteti ne lidhje me realitetin Kosovar. Si afekton ky fenomen ne shoqerine Kosovare!
    Pjese e rendesishme e ketij show do te jene telefonatat qe Zhaku do ti beje njerezve te rastesishem, qe gjate atij orari do te ndodhen ne shtepite e tyre. Kjo sherben per te kuptuar sa prej qytetareve te ketij shteti, do te ishin te gatshem te flisnin per gjera personale me nje te huaj, pa e pritur dhe pa e ditur. Ne numeratorin telefonik do te perzgjidhen numra te rastesishem dhe do te provohet te komunikohet me ta gjate transmetimit te drejtperdrejte. Kjo, natyrisht do te jete surprize . Nuk i dihet kurre se c’mund te ngjase.
    Degjuesit, do te kene gjithashtu mundesine te dergojne mesazhe te shkurtra ne celular. Ato do te lexohen ne nje prej momenteve te emisionit. Mes sms-ve qe do te dergohen do te perzgjidhen me interesantet dhe vetem ato qe do te kene lidhje me temen e perzgjedhur.
    Muzika eshte nje tjeter pjese e rendesishme e ketij show. Do te promovohet muzika me e re elektronike dhe progresive qe do te jete perzgjedhje e Dj-ve te ndryshem qe do te perzgjidhen sipas deshires se stafit artistik te radios. Ajo eshte perfaqesuesja e muzikes avangarde qe luhet aktualisht neper bote.
    Ne kete program do te flitet gjithashtu edhe nepermjet fjaleve te shkrimtareve te medhenj te botes e te Shqiperise. Do te perzgjidhen copeza shkrimesh apo veprash te shquara e do te inkorporohen ne pjese te ndryshme te programit. Kjo sherben per ti rikujtuar degjuesve se mendimet e mendimtareve te shquar permiresojne mendimet e popujve te thjeshte.