Konfirmohet: Maluma do të vijë në Tiranë vitin e ardhshëm

Ishte parashikuar që vitin e kaluar, këngëtari latin me famë botërore, Maluma, të mbante një koncert në kryeqytetin e Shqipërisë.

Mirëpo pandemia COVID-19 bëri që koncerti të shtyhej, e gjersa edhe pas shtyrjes, mbajtja e këtij koncerti ishte e pamundur shkaku i mos-lejimit të organizimit të eventeve në masë.

Advertisement

Ndërkohë tani, një datë e re është konfirmuar që do ta kthejë këngëtarin e famshëm ndërkombëtar në Tiranë.

Foto: Maluma/Instagram

Data e rivendosur për koncertin e Malumës është 14 mars 2020, pikërisht në atë që në Shqipëri njihet si “Dita e Verës”.

Përndryshe Bashkia Tiranë dhe kompania RedCloud si organizatorë të këtij koncerti bëjnë me dije se nuk do të ketë rimbursim të biletave të blera.

Mirëpo biletat do të jenë të vlefshme për datën e re të koncertit, si dhe po mendohet një version për ata që duan t’i shesin te ndokush tjetër.