“RUN” singëlli i ri i ONEREPUBLIC

OneRepublic na ka dhënë një tjetër pamje të albumit të ri “Human”.

Bëhet fjalë për singëllin e papublikuar “Run”, tashmë i disponueshëm në të gjitha platformat dixhitale dhe në transmetime radiofonike që prej së Premtes (14 Maj). Kënga është shkruar nga Ryan Tedder, Brent Kutzle, Tyler Spry dhe John Nathaniel dhe shoqërohet nga një video zyrtare të cilën mund ta shihni këtu poshtë.

Advertisement

Albumi i ri “Human” do të dalë në treg në muajt e ardhshëm dhe do të përfshijë gjithashtu këngët e publikuara më parë “Rescue Me”, “Better Days”, “Somebody To Love”, “Wanted” dhe “Didn’t I”, që të gjithë së bashku arritën 1.75 miliardë streams në rang global.