Këngëtarja e njohur Elsa Lila, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Itali, është vënë në qendër të një akuze nga kompozitori Genti Lako.
Përmes një statusi në rrjete sociale kompozitori i njohur ka akuzuar për vjedhje të këngës “Buzët më ishin tharë”, këngëtaren.
Sipas Lakos kënga e kompozuar prej tij dhe e kënduar nga këngëtarja Eranda Libohova është vjedhur nga Lila dhe është risjellë prej saj përpara 4 vitesh, por mesa duket ai e ka vënë re ditën e sotme.
“Miqtë e mi pas “Zonja dhe Zotërinj” që më vodhën në Serbi, pa të drejta, ma vodhën edhe këtë këngë. Nuk i kam dhënë leje ta këndojë. Turp që e merr pa leje! As të vdesim s`po na lenë rehat!”, -përfundon Genti në rrjete sociale.
Elsa Lila bashkë me artistin italian Piero Fabrizi, kanë sjellë të njëjtën në një version më të modernizuar.