Kompania e birrës vendos simbolin e shqiponjës në logo, për nder të Xhakës dhe Shaqirit

Luzerner Bier, një kompani zvicerane e birrës, e njohur për logot e ndryshme dhe mjaft interesante të ambalazhimit të shisheve, këtë herë është frymëzuar nga dy futbollistët, duke hedhur në treg prodhimin më të ri me ambalazhim shumë të veçantë, simbolin e shqiponjës.

Advertisement

E gjitha në nder të dy futbollistëve shqiptarë, Xhakës dhe Shaqirit, të cilët golat e tyre i festuan me simbolin që bëri shumë bujë në arenën ndërkombëtare.

Një gjetje e veçantë e cila premton të ketë sukses. Kjo edhe për shkak se pritet të konsumohet shumë nga shqiptarët në Zvicër të cilët nuk janë të pakët.